Pjestarë aktualë të Vllaznisë janë parë shumë skeptikë pasditen e djeshme kur kanë mësuar se nuk është marrë asnjë vendim për drejtimin e klubit. Shtyrja e vendimit për më datë 9 janar, është cilësuar nga shumëkush si  një vendim I pamenduar mirë. Kjo ngaqë koha në dispozicion për të bërë ndryshimet në skuadër do jetë shumë e shkurtër. Ka shumë paqartësi për trajnerin Shpëtim Duro në rradhë të parë.

Ende nuk dihet nëse ai do vijë në Shkodër për të filluar stërvitjen më 7 janar apo jo sepse dy ditë më vonë mund ta largojnë. Edhe për trajnerin e ardhshëm që mendohet të vijë e që me shumë të ngjarë është Bushati, a do ketë kohën e nevojshme në dispozicion për të parë nevojat e skuadrës dhe për të testuar futbollistët që mund të vijnë nga merkatoja. Këto dhe shumë dilema të tjera kanë shqetësuar dje edhe shumë prej futbollistëve të kësaj skuadre që kanë dashur të dinë diçka më tepër për të ardhmen e tyre tek Vllaznia.

www.shkodrasport.com