Ata që kanë arritur të ruajnë balancat e ekipit zikaltër pas kësaj merkatoje kanë qenë drejtuesit e Interit.

Marota, Auzilio e Baçin në kushte të vështira ekonomike siguruaan rinovime të rëndësishme, por në një situatë të tillë ndodhen vetë tre drejtuesit, kontrata e të cilëve skadon në qershor 2022 dhe për ta ende nuk është propozuar një zgjatje.

Ajo që ngroh është premtimi i bërë nga presidenti Zhang qershorin e kaluar që i siguroi drejtuesit se do të ishin me të gjatë gjithë presidencës së tij, por ka ende diçka që tremb.

Projekti “Suning” në rast ridimensionimi të ekipit do të vërë në dyshim drejtuesit, por nëse do të tentohet hapet një cikël fitues me Inzagin, detyrimisht do të vijë edhe rinovimi edhe me dirigjencën.