Ekipet e Akademise Vllaznia vazhdojne te jene ne eliten e futbollit shqiptar te moshave ashtu si dhe vitet e tjera. Edhe ne sezonin aktual, duket se kemi te bejme me paraqitje te mira te thuajse te gjithe ekipeve, nderkohe qe drejtuesit po punojne per permiresimin e kushteve te stervitje.

Nje gje e tille eshte bere e ditur ne nje interviste per “Shkodra Sport” dhene nga drejtori i Akademise Vllaznia Alban Neziri, interviste te cilen mund ta ndiqni me poshte:

– Neziri, si eshte ecuria e ekipeve te Akademise Vllaznia tani qe kampionati po shkon drejt fundit?

Mendoj se çdo gje eshte brenda prishmerive tona. Ekipi U19 eshte aty ku duhet, po ashtu edhe ai U17 i cili siç dihet eshte edhe ne finale te Kupes. Ne fakt, ndoshta tek ekip presim edhe diçka me shume sepse ka nje perberje shume te mire.

Edhe tek ekipi U15 kemi nje ecuri te mira, madje mund te themi se na ka surprizuar sepse ka patur nje ecuri te shkelqyer deri tani, nisur edhe nga lojtaret qe ka, por fale punes se mire qe eshte bere aty, sot jane ne vendin e pare.

Tek U13 kemi pas disa probleme, megjithate kemi menduar edhe per vazhdimesine sepse kemi krijuar ekipin U14 qe merr pjese ne Ligen Amatore dhe eshte ne vendin e pare. Nga ana tjeter, edhe me ekipin U9 kemi nje ecuri shume te mise sepse ne krye te ketij ekipi eshte trajneri Luan Zmijani qe njihet per punen e tij kudo ku shkon dhe ka rezultat sepse punon me perkushtim e seriozitet.

Por nese flasim per ecurine ne kampionat, do te evidentoja nje fakt shume shqetesues: Arbitrimin. Ky vit eshte me i tmerrshmi i arbitrimit per akademine tone. Prandaj dua t’i bej nje thirrje publike Sokol Jarecit qe arbitrat te mos tallen me djersen e femijeve.

– Meqenese sezoni po shkon drejt fundit, a ka filluar interesi i drejtuesve te klubit per lojtaret e ekipit U19 per kontrata?

Patjeter qe ka filluar interesimi. Kemi diskutuar shume ne aspektin teknik me drejtorin sportiv Djarmati dhe me trajnerin Plori, po ashtu kemi biseduar edhe me drejtuesit e klubit per kete çeshtje. Besoj se jane 5-6 lojtare te cilet kane bere mire dhe jane shume prane firmosjes se kontates me ekipin e pare.

Fakti qe kemi edhe ekipin U21, do te thote se keto djem kane edhe dy vjet te tjera per te dhene me te miren e tyre. Jemi te kenaqur me kete çfare keto djem kane dhane keto dy vitet e fundit. Kemi pak probleme me periudhen e formimit ku kane qene perpara keto lojtare, por jemi afer dakordesise qe ata te marrin nje pjese te kartonit. Kjo do te jete ne te mire te te gjitha paleve, sepse secila ka deshire

Mendoj se jemi i vetmi ekip i Superiores qe kemi rreth 15 lojtare ne ekipin e pare dhe kjo na ben shume krenar per punen qe kemi bere. Po ashtu, jemi te kenaqur me kushtet qe ju kemi krijuar trajnereve e stafit me baze materiale e gjithçka qe kane nevoje.

Nga ana tjeter, bashkepunimi me ekipin e pare eshte perfekt ne te gjitha aspektet sportive e njerezore qe e kam pritur me vite dhe tashme ky eshte nje realitet.

– Çfare te rejash do ofroje ne te ardhmen Akademia Vllaznia?

E reja me e fundit eshte risia qe sjelle ekipi jone si gjithmone i pari me paisjen jeleket GPS edhe per ekipet e Akademise u-21-19-17-15, njelloj si ekipi i pare. Ne kete menyre, behemi e para Akademi ne vend qe e ben te mundur kete projekt madheshtor. Eshte e rendesishme per te ditur vellimet stervitore qe te punohet me baze shkencore te fundit si ne stervitje e ndeshje e te jemi korrekt me çdo lojtar kur te plotesojme pasaporten e tij.

Po ashtu, kemi nje marreveshje me ekipin e Lokomotiva Zagreb, si per lojtaret me te talentuar si dhe per trajneret per bashkpunimin teknik me ekipet e Akademise. Ne vazhdim nderkohe mund te kemi edhe shume te reja te tjera./SHKODRA-SPORT.COM/