Dje ne Juban duhej te ishte serish feste. Por situata e covid-19, e per me teper gjendja qe po kalon ekipi i ketij fshati, ka bere qe pervjetori i 16-te i krijimit te “Juban Danjes” te kaloje disi ne heshtje.

Ne fakt ndoshta nuk duhej te ishte keshtu. Pak kohe me pare publikuam lajmi se ekipi i pare i futbollit te femrave ne Shqiperi, nuk do te rregjistohej ne kampionatin e ardhshem si rrjedhoje e mosmbeshtetjes dhe neglizhences se strukturave perkatese.

Por duket se ketyre institucioneve pak i intereson nese ekziston apo jo nje ekip si “Juban Danja”, pak i intereson nese ka pervjetor te krijimit per te festuar apo jo. Per to, ka me shume “halle” dhe si rrjedhoje pak i bie nder mend per sportin. Ne fakt duhej te ishte krejt ndryshe. Te pakten me “Juban Danjen”

16 vjet ne pare, ne Juban te Shkodres do te lindte nje ekip futbolli femrash. I cili ne fakt do te behej historik sepse do te rezultonte i pari zyrtarisht ne Shqiperi. Data 6 shtator 2005 do te mbetet tashme e skalitur ne historine e futbollit shqiptar te femrave.

Ne Shkoder vite me pare por edhe ne Rubik e ndonje vend tjeter, kishte patur inisiativa te ndrysnme per ta bere kete gje, por kishte mbetur thjesht inisiativa.

Kjo e Jubanit ishte ndryshe sepse gjithçka ishte serioze. Njeriu qe e mori persiper kete gje- Ferdinand Jaku, ishte shume pasionant dhe per me teper, prej atyre qe kur vendose te marre diçka persiper, e ben realitet ate. Mblodhi gjitha vajzat e Jubanit, perfshi ketu edhe bashkeshorten dhe vajzen e tij dhe krijuan ekipin “Juban Danja”.

Me ndihmen edhe te Marin Shanit qe ishte trajneri i pare i atij ekipi, mori udhe kjo krijese e cila edhe sot pas 15 vitesh vazhdon te jete po aq e forte sa ne fillim.

Ne keto vite ka arritur te fitoje dy Kupa te Shqiperise, ne vitet 2012 dhe 2013, i eshte afruar disa here shume prane titullit kampion por per fat te keq nuk e ka bere realitet. Ky ndoshta eshte nje nga pengjet e vetme te krijuesit te ketij ekipi- Ferdinand Jakut dhe gjithe pjestareve ne vite te ketij ekipi.

Por pavaresisht problemeve aktuale, “Juban Danja” nuk ka per t’u harruar asnjehere. Mund te ringrihet serish, ndoshta edhe shpejt dhe kjo mund te jete edhe nje “goditje” per te gjithe ata qe deshen ndoshta ta bejne te harrohet kete emer./SHKODRA-SPORT.COM/