Zhurme e çmimit te aboneve per ndeshjet e Vllaznise sikur eshte venitur ditet e fundit por nderkohe çdo dite e me shume veren se klubet e tjera po aplikojne çmime edhe me te shtrenjta.

Perpos Tiranes qe “e kishte leshuar shume doren” ne kete drejtim, sot edhe debutuesja e Superliges- Egnatia, ne çmimet e aboneve qe ka publikuar verehet se ka vendosur çmime me te shtrenjta se Vllaznia.

Keshtu, nese Vllaznia ka caktuar nje shume prej 20 mije lekesh te reja per aboneve sezonale ne tribunen VIP, ajo sezonale per tribunen VIP ne stadiumin e Rrogozhines do te kushtoje plot 40 mije leke te reja.

Ndersa ne tribunat A dhe A1 çmimet e aboneve do te jene 15 mije leke te reja ne Rrogozhine, kurse ne Shkoder jane 14 mije dhe 7 mije leke te reja. Duket qarte se te gjithe klubet po aplikojne çmime te larta, edhe per shkak te faktit qe kapaciteti i lejuar ne stadiume per momentin eshte vetem 30 % e tyre./SHKODRA-SPORT.COM/