Dy nete me pare, Egnatia realizoi ndeshjen historike duke u ndeshur as me pak dhe as me shume por me Interin e Milanos, ne nje perballje qe u fitua nga ky i fundit me rezultatin 4-2.
Por duhet thene se ne kete ndeshje rrogozhinasit kane bere nje performance shume te mire, ku mbi te gjithe ka spikatur portieri i tyre Alen Sherri. Ai ka marre shume vleresime pozitive nga specialistet, por edhe nga media dhe padyshim qe kjo gje e ka lumturuar ate.
25 vjeçari shkodran kete ndeshje do ta ruaje gjate ne memorien e tij sepse do te mbetet gjithmone “ndeshja e jetes”. Per te mesuar me shume per emocionet qe ka perjetuar gjate kesaj sfide, lexoni me poshte nje interviste te shkurter qe Alen Sherri ka dhene per gazeten “Shkodra Sport”:
– Alen, sa emocionuese ishte te luanit kunder yjeve te Interit?
Normal qe emocione kishim te gjithe pasi nuk te ndodh çdo dite te luash me ekipe me emer si Inter. Por nga ana tjeter eshte edhe nje kenaqesi pasi luanim per ta shijuar dhe luanim pa presion.
– Ju personalisht keni bere nje paraqitje shume te mire dhe keni marre shume reagime pozitive edhe nga media italiane, ndiheni i vlersuar per kete gje?
Po ndihem i vleresuar edhe me vjen mire per te gjith ekipin pasi beme nje paraqitje te mire. Eshte kenaqesi kur shikon qe puna jep rezultate dhe shperblehesh.
– Si do e pershkruanit kete eksperience te bukur ndaj Interit?
Per mua personalisht ishte padyshim ndeshja e jetes. Eshte kenaqesi te masesh forcat ndonjehere me ekipe te tilla. 90 minuta qe do mbeten gjate ne memorien tim./SHKODRA-SPORT.COM/