Ka shume diskutime per nivelin e futbollit aktual, krahasuar me ate te viteve te meparshme apo dhe me futbollin europian e boteror. Kjo ngaqe duket se niveli i futbollit shqiptar eshte i ulet por ne fakt nuk eshte keshtu.

Ndonese nuk behen publike statistikat qe kane te bejne me te dhenat e futbollisteve te kampionatit shqiptar, duket se edhe ata po i pershtaten ritmit te futbollit te huaj.

Shembulli me i mire eshte futbollisti Enis Çokaj. Koplikasi nga janari dhe deri ne maj ka qene pjese e Laçit nderkohe qe se fundi eshte bashkuar perseri me kroatet e Lokomotives se Zagrebit, pjese e te cileve eshte.

20 vjeçari sipas statistikave te bera publike nga vete ky klub, ne ndeshjen e fundit te kampionatit kroat, ate te para disa diteve ndaj Rijekes, Çokaj ka vrapuar plot 10.55 km.

Madje ka edhe me shume qe vrapojne nga shqiptare. Po ne kete ndeshje lojtari tjeter shqiptar Myrto Uzuni ka vrapuar plot 11.89 km. Kujtojme se Çokaj eshte grumbulluar se fundi ne kombetaren U21 per ndeshjen e rradhes.