Mirsad Jonuz u largua nga Vllaznia, për t’i lënë vendin Hysen Dedjës. Dedja u prezantua dy ditë më parë, ndërsa sot ka debutimin në Kupë, në përballjen brenda ndaj Teutës. 

Ai kërkon t’a nisë sa më mirë këtë aventurë, pasi kemi hyrë në një fazë kyçe të sezonit. Tekniku gjatë seancave stërvitorë ëshët fokusuar edhe në aspektin psikologjik, por gjithashtu edhe në atë teknik.

Kërkohet prqëndrimi maksimal në fushë, duke qënë që durrsakët janë skuadër që mund të të godasin në çdo sekondë të ndeshjes.

 Problemet janë lënë pas, me detyrimet financiare ndaj futbollistëve  që janë drejt  ”shlyerjes”. Kupa mbetet një objektiv i rëndësishëm për Vllazninë, gjë që është deklaruar që në fillim të sezonit./newsport/