Vllaznia e futbollit te femrave po i jep doren e fundit pergatitjeve per ndeshjet e vlefshme per edicionin e sivjetem te “UEFA Women’s Champions League”, ndeshjet e te cilit per turin e pare siç eshte bere tashme e ditur do te zhvillohen ne fillim te muajit shtator ne Shkoder.

Tashme jane percaktuar edhe datat (6 dhe 9 shtator) dhe kundershtaret e Vllaznise e cila ne ndeshjen gjysmefinale te grupit 7 do te ndeshet me kampionen e Kosoves Ep Com Hajvalia, e ne rast fitoreje pastaj do te diskutoje finalen e ketij grupi tre dite me vone ndaj fitueses se çiftit Valur (ISL) – Fomget Gençlik (TUR).

Kundershtaret duken shume te forte dhe padyshim qe nuk do te jete aspak e lehte per te zene vendin e pare dhe per t’u kualifikuar ne mes 32 skuadrave me te mira te Europes. Por Vllaznia e ka te qarte se objektivi i saj ky eshte.

Per kete arsye, skuadra prej kohesh eshte perforcuar me disa lojtare te huaja, kryesisht braziliane por edhe amerikane dhe pikerisht diten e neserme do te prezantohen para mediave dhe publikut. Bashke me to pritet te prezantohet edhe trajneri i ri i kesaj skuadre qe me shume gjasa do te jete Haris Lika.

Presidenti Lazer Matija duket shume i vendosur per te synuar serish perseritjen e suksesit historik te sezonit te kaluar kur Vllaznia e tij shkroi historine duke u kualifikuar ne fazen e grupeve dhe duke u renditur ne 16 skuadrat me te mira te Europes./SHKODRA-SPORT.COM/