Pas disa muajsh ne drejtim te Burrelit, Alert Alcani eshte rikthyer serish tek Terbuni, skuadra me te cilen ka punuar edhe gjate sezonit te kaluar perkrah kolegut Elvin Beqiri. Ish- futbollisti i njohur lezhjan premton te beje me te miren per kete skuader qe ajo te arrije objektivat e saj dhe kete gje e ka shprehur edhe ne nje prononcim per faqen zyrtare te klubit te cilin mund ta ndiqni me poshte:


– Përshëndetje dhe urime profesor Alcani për postin më të ri në krye të ekipit tonë si trajner. Si ndiheni dhe sa ju gëzon ky fakt?

Ju falenderoj për mirë se ardhjen që më keni kushtuar për të disaten here tashmë. Është kënaqësia ime të rikthehem dhe të punoj në Pukë përsëri dhe jam shumë i lumtur që do të jap kontributin tim në zhvillimin e futbollit pukjan në kampionatin e kategorisë së parë. Për të qënë i sinqert dëshira ime ka qënë e hershme që të drejtoj ekipin e Tërbunit dhe më në fund kjo dëshirë mu realizua dhe jam shumë i kënaqur që gjeta “gjuhen” e përbashkët me drejtorin sportiv, z. Viktor Gjoni dhe me presidentin e klubit z. Gjon Gjonaj.

– Siç e përmende dhe vet dëshira jote ka qënë e hershme që të drejtoje si trajner i parë ekipin tonë pasi je një njohje e vjetër këtu dhe ambjentin e njeh shumë mirë. Sa do të të ndihmojë ky fakt si ty por dhe ekipin tonë?

Ekipin, ambjentin dhe çdo gjë besoj e njoh shumë mirë pasi dhe kur e “ndërtuam” ekpin vitin e kaluar jemi munduar me drejtorin sportiv z. Viktor Gjoni dhe kolegun z. #ElvinBeqiri te krijojmë një ekip dinjitoz me djem që ja vlen dhe është kënaqësi të punosh me ta, ku disa i kam sjell vete dhe i njoh mjaft mirë se çfarë potenciali kanë.


– Vitin e kaluar ke qënë pjese e ekipit tonë vetem gjashtë muaj si zëvendës trajner duke punuar me profesor Beqirin më pas u larguat si trajner i parë tek Burreli. Përse e moret një vendim të tillë dhe në ato gjashtë muaj si ishte eksperienca jote e dytë do thoja me ekipin tonë pasi kujtoj se eksperiencen e parë e ke pasur në sezonin 15/16 kur ne ishim në Superligë?

Të them të drejten zgjodha të largohem pasi unë gjithmonë kam pasur ambicje të jem i pari në drejtim të ekipit dhe aty isha shumë në “hije” por e dija që një ditë do u riktheja sërish aty në këtë pozicion që jam sot.

– Ekipi jonë aktualisht me këta lojtar që ka në dispozicion a mund të bëjë një kampionat më të mirë se sezonin e kaluar ? Apo duhen dhe disa përforcime në ekip?

Grupi i lojtarëve që ne kemi aktualisht është për t’u pasur zili nga çdo ekip por këtë vit kampionati është akoma dhe më i fort se vitin që kaloj me tre apo katër lojtar me shumë eksperiencë në këtë kategori, unë besoj dhe shpresoj që do jemi në lartësinë e duhur dhe padyshim do të jemi një kundërshtar i fort për çdo ekip brenda dhe jashta fushës tonë.


– Sipas mendimit tënd ku qëndroj problemi i ekipit tonë vitin e kaluar që nuk arriti më shumë se aq? Nëse e dini këtë problem si mendoni ta zgjidhni që mos ta ketë ekipi jonë dhe këtë sezon të ri?

E kemi filluar keq kampionatin, lëshuam disa pikë kundër disa ekipeve që nuk duhej pasi ishim më mirë se ata në fushë sidomos në stadiumin tonë por dhe në transfert, ndoshta për mendimin tim ka qënë që në fillim edhe e kam shprehur që ekipin duhet ta pergatisësh që në fillim të ndeshjes duhet ta fusësh dhe ta fitosh dhe që ta fitosh duhet ta sulmosh që në maje kundershtarin gjë që ne hezituam. Mund të them që dhe pozicioni i lojtarëve duhet të jetë i duhuri pasi aty mund të japin më të miren dhe nëse nuk i vendos atëhere çdo gjë bëhet më e vështirë. Sa për kualitetet që kishim në ekip besoj ishim shumë më lart se ekipet e tjera.


– Ekipi jonë në drejtimin tuaj tashmë profesor si e shikoni sezonin e ri dhe me çfarë objektivash do të jemi konkretisht?

Ne prej kohësh jemi në kontakt me disa futbollista cilësor dhe me mjaft eksperiencë në këtë kategori gjë që në rast se firmosim me to do të rritemi më shumë si nivel dhe prandaj rritet dhe mundesia e objektivave që për ne janë të pozicionohemi në katër vendet e para që mund të na sigurojë zonen “play-off” ose në rastin më të mirë kalimin direkt në Superligë. Unë e kam thënë dhe e përsëris për të realizuar këto duhet shumë punë dhe përkushtim nga të gjithë nga unë i pari dhe me rradhë pasi do të jetë një kampionat shumë më i fortë se vitin e kaluar por nuk “friksohemi” nga asgjë dhe thjesht duhet të bëjmë sa më mirë punen tonë me përultësi.


– Kur është planifikuar nisja e pregatitjeve për sezonin e ri tek ekipi jonë dhe ku do t’i zhvilloni?

Akoma nuk e kemi vendosur me drejtuesit por besoj shumë se në datat dhjetë ose pesëmbëdhjetë Korrik do të vazhdojmë pregatitjet për sezonin e ri në Tiranë dhe më pas për të kaluar në ajrin e pastër të Pukës aty ku besoj do jetë një pregatitje që do të na ndihmojë shumë si çdo sezon larg të nxehtit përvëlues pasi kjo ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e pregatitjeve të një futbollisti ku për fatin tonë të mirë Puka është përfekt pasi i ka të gjitha kushtet.


– Sipas mendimit tënd a mendoni se ekipit tonë i janë bërë padrejtësi nga gjykimi në fushë dhe ndoshta nuk ka pasur vëmendjen e duhur nga FSHF për ta zgjidhur si problem këtë, pasi dhe nga klubi jonë, drejtuesit janë ankuar vazhdimisht por nuk ka pasur asnjë rezultat konkret. Ju si mendoni ta zgjidhni një problem të tillë nëse në fushe ne lojes do mundeni pikërisht nga këto episode që ekipit tonë po i ndodhin pothuajse çdo vit?

Nuk dua fare të merrem me të tilla probleme në natyren time nuk jam marr kurr me gjykimet që arbitrat bëjnë besoj probleme ka në çdo vend edhe jasht Shqipërisë uroj dhe shpresoj që këto gjëra të lihen pas dhe të fitoj më i miri, të fitoj futbolli. Unë jam trajner dhe jam për ta pregatit ekipin për të lujtuar futboll të paster në fushen e lojes, qoftë dhe nga këto gjëra që jemi mësuar ti shohim dhe nuk do të merrem kurr me gjykimet që do të bëhen. Në fund çdo arbitër do ta ketë për fytyren e tij dhe karrieren e tij një gjykim po them jo të drejtë pasi tashmë çdo ndeshje e ekipit tonë do të transmetohet direkt.

– Një mendim rreth ekipit tonë dhe tifozërisë tonë?

Tërbuni është një ekip i super organizuar nga drejtues mjaft të zotë ku gjej rastin të falenderoj dhe një here presidentin, z. Gjon Gjonaj dhe drejtorin sportiv, z. Viktor Gjoni të cilët besuan tek unë. Tek Tërbuni ja vlen të punosh pasi jo më kot sa herë më është kërkuar të jem pjes e këtij klubi nuk kam hezituar. Korrektësia është merita e drejtuesve të klubit me çdo gjë që nga pagat që jepen në kohë pa vonesa dhe deri tek gjërat më të vogla. Sa i përket tifozëve pukjanë janë vërtet “shpirti dhe zemra” i këtij ekipi.

Janë ndër tifozët e pakët që e ndjekun ekipin kudo në çdo vend të Shqipërisë, madje vitin e kaluar kujtoj transferten e largët në Sarandë ata erdhen të gjithë u habitem por ata ishin aty për ta mbështetur ekipin, thjesht janë fantastik, janë lojtar i 12-të me plot bindje e them dhe ju premtoj se do të japim më të miren që ju të ndiheni krenar.