Shqipëria në basketboll për vajza deri në 18 vjeç, që drejtohet nga Elona Hasanaj, e ka nisur me fitore pjesëmarrjen e saj në Kampionatin Europian, Divizioni C, i cili është duke u zhvilluar në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga”, Xhafzotaj. Në ndeshjen e parë, Shqipëria pati përballë Kosovën, të cilën e mundi 63-45.
Pjese e kombetares tone jane edhe 4 basketbolliste shkodrane, nder te cilat 3 prej tyre kane qene titullar ne fushe ne ndeshjen e djeshme. Njera prej tyre, pikerisht Anisa Musaja ne nje interviste per “Shkodra Sport” flet me mjaft optimizem edhe per sfiden e sotme, ku do kene perball kombetaren e Moldavise. Ajo shpreson per nje tjeter rezultat pozitiv dhe beson fort per te kaluar turnin per ne Europa division B. Per me teper, lexoni intervisten e saj dhene per gazeten “Shkodra Sport”:
– Anisa dje keni fituar ndaj Kosoves. Nje fitore e lehte kjo per kombetaren tone?
Ishte nje ekip me cilesi te mira, por ne jemi një grup shumë i lidhur me njëri-tjetrin dhe kjo mendoj se është ndër pikat më të rëndësishme, fryma e grupit. Kjo gje beri qe ne dje te dilnim me fitore nga fusha ne sfiden perballe ekipit te Kosoves.
– Ju sebashku dhe me dy shkodranet e tjera, Bokrina dhe Hykaj jeni pjese e formacionit te kombetares kuqezi. Sa ju ka motivuar ky fakt dhe sa ju sherben juve nga ana personale?
Te mbash veshur ate fanelle besoj se eshte endrra e çdo basketbollisteje dhe gjithashtu eshte edhe puna e shperblyer. Per kete ndihem krenare. Shpresoj qe te kthehemi me fitore ne shtepi.
– Sot do keni perballe kombetaren e Moldavise. Sa e pergatitur eshte skuadra per kete ndeshje dhe a besoni se do merrni fitoren e rradhes?
Po, sot zhvillojme ndeshjen e dyte dhe besoj se do ia dalim ta fitojme. Duke pase parasysh rezultatin e ndeshjes se djeshme me ekipin e Kosoves, une dhe vajzat e tjera do japim maksimumin ne çdo ndeshje.
– Keni besimin qe do kaloni ne “Europa Division B?
Besoj se kete here do arrijme te kapim dhe Divizionin B. Frika jone ishte ekipi i Kosoves, tani qe arritem te fitonim ndeshjen e pare, mesa kemi informacion ekipet e tjera kundershtare jane nivel me i dobet. Qellimi jone eshte te dalim ne vend te pare kete vit ne Divizionin C dhe te ngjitemi me lart.
– Se fundi, ku do e shohim Anisen duke luajtur ne te ardhmen?
Me pelgen shume qe te luaj per vendin tim por sigurisht qe deshira per basketbollin nuk mbetet vetem brenda territorittè te Shqipèrise, prandaj besoj dhe shpresoj qe te arrij sa me lart.
Intervistoi: Marinela MATIJA