Kombetaret U17, U18 dhe U19 jane grumbulluar ditet e fundit per disa ndeshje miqesore dhe trajneret e tyre kane grumbulluar edhe lojtaret qe kane deshiruar duke shpresuar qe ata te bejne nje prezantim sa me te mire ne keto ndeshje.

Por duket se ka edhe lojtare te tjere qe mund te kishin marre vemendjen e duhur nga stafet e ekipeve kombetare dhe njeri prej tyre eshte lojtari i ekipit “Scutari”, Ernest Hagrepi.

Drejtuesit e ketij ekipi per “Shkodra Sport” kerkojne te ngrene zerin duke thene se çfare duhet te beje me shume nje futbollist per te marre nje ftese nga ekipet kombetare e per kete i referohen statistikave te tij ne sezonin e kaluar.

I datelindjes 16 qershor 2005, ai ka luajtur kryesisht me ekipin U17 te Scutarit ne kampionat, por eshte aktivizuar edhe me ekipin U17 ku ka vijuar ta beje si duhet serish detyren e tij, te shenoje gola. Dhe e ka bere ne menyren e duhur sepse ne 26 ndeshjet e ketij sezoni, ai ka shenuar plot 43 gola.

Keto statistika mbase nuk i ka asnje sulmues tjeter ne futbollin e moshave ne Shqiperi dhe per to, mbase e meritonte nje ftese ne keto grumbullime te rradhes te kombetareve kuqezi./SHKODRA-SPORT.COM/