Ne ndeshjen e djeshme miqesore ndaj Dinamos, Vllaznise i ka munguar edhe sulmuesi Ante Aralica. Nese Juriç e Bulatoviç kane qene te pranishem ne tribunen e stadiumit te Pogradecit, per ta ndjekur kete takim, sulmuesi nuk ka qene fare ne “Gjorgji Kyçyku”.

Arsyeja eshte se kroati mesohet te kete udhetuar drejt Bullgarise per te zhvilluar atje nje vizite mjekesore dhe do te bashkohet me skuadren shume shpejt. Nje gje e tille eshte konfirmuar edhe nga ana e trajnerit Josa qe pas miqesores se djeshme me Dinamon eshte shprehur:

“Aralica është ankuar për një dhimbje dhe ne e kemi nisur te një doktor në Bullgari të bëjë disa injeksione dhe për një javë është këtu. Mund të themi edhe për 2-3 ditë, sa të kthehemi ne në Shkodër dhe do të bashkohet me ekipin.

Varet se çfarë gjendje do të ketë. Unë nuk dua të merrem shumë me fjalë, problemi është që do të kemi dhe ndeshjen që do të luajmë në Korçë ditën e diel dhe pastaj do të vëmë të gjitha pikat mbi ‘i’ aty ku ne mendojmë”.

Ne fakt, nisur edhe nga mungesa ne ndeshjen e djeshme, shumekush ndoshta ka filluar te mendoje edhe per nje largim te mundshem te Aralices nga Vllaznia, por ne fakt nuk eshte kjo./SHKODRA-SPORT.COM/