Mesfushori shkodran Klevis Bebeziqi e ka nisur ne menyren e duhur aventuren e tij te re tek Olimpija Ljubjane. Ai eshte duke u aktivizuar me ekipin U19 te Akademise se klubit te njohur slloven dhe menjehere eshte shfaqur si protagonist.

18 vjeçari ne ndeshjen e djeshme per kampionat ndaj Drava Ptuj, eshte vleresuar si me i miri ne fushe sepse me lojen e tij ne qender te mesfushes, ka bere gjithçka mire teksa nuk kane munguar edhe asistet ne golat e shenuar nga shoket e tij.

Olimpija U19 e fitoi me rezultatin e thelle 7-0 kete ndeshje dhe padyshim qe konsiderohet pretendenti kryesor per fitimin e titullit kampion te kesaj grupmoshe.

Per kete ekip tashme po jep kontributin e tij edhe shkodrani Klevis Bebeziqi. Ai ka firmosur saktesisht me 24 gusht, diten e datelindjes se tij, kontraten me klubin slloven dhe drejtuesit e tij kane vendosur qe per momentin ai te luaje me ekipin e te rinjve, por gjithmone duke qene ne vemendjen e ekipit te pare.

Ai u transferua nga Vllaznia me ndermjetesine e menaxherit te njohur, ish- futbollistit kuqeblu Erkan Sulejmani dhe kuptohet qe synimi i tij eshte te beje nje karriere te suksesshme edhe jashte vendit.

Fillimi duket i mbare dhe sigurisht qe tashme pritet edhe ftesa per kombetaren U19, pjese e te ciles ka qene edhe me perpara. Nje futbollist me te dhena te mira qe padyshim premton shume per te ardhmen./SHKODRA-SPORT.COM/