Ka mbyllur te dytin sezon me Skenderbeun dhe kuptohet qe tashme eshte koha per te bere nje bilanc. Per te pare se çfare ka shkuar mire dhe jo. Keshtu po ndodh edhe me futbollistin shkodran Belajdi Pusi. Ndonese nuk ka luajtur ne pozicionin e tij te zakonshem, ate te sulmuesit, serish eshte munduar te jape me te miren per kete skuader.

Pusi ka dhene nje interviste per “Shkodra Sport” teksa ka folur per sezonin e fundit, por edhe per vazhdimesine, teksa nuk mund te anashkaloje kurrsesi pa diskutuar edhe per skuadren ku eshte rritur, Vllaznine.

Per me shume lexoni intervisten e dhene prej tij per gazeten tone:


– Belajd, si do te vleresoni sezonin tuaj te fundit me Skenderbeun?

Sezoni qe kaloi me ka sherbyer shume per te njohur me mire futbollin qe luhet ne Superlige. Tani jam me i pjekur dhe me i qete per sezonin e ardhshem.

– A je i kenaqur me paraqitjet tuaja?

Une pres gjithmone me shume nga vetja sepse i di aftesite qe kam, por e rendesishme eshte qe po vij ne rritje dhe po behem ai lojtari qe kam ne mendje.

– Vetem 4 gola ne kampionat. Pak per nje sulmues?

Kete sezon me shume kam luajtur si mesfushor i majte dhe kjo ka ndikuar ne sheninim e golave por jam munduar te ndihmoj ekipin kudo ku kam luajtur. Shenimi i golave eshte aftesia ime dhe sezonin tjeter do jete ndryshe, do shikoni me shume gola.

– Do te vazhdoni te jene pjese e Skenderbeut edhe ne vijim?

Kam pasur disa oferta por jam nen kontrate me Skenderbeun. Tani jemi me pushime dhe nuk kemi folur per te ardhmen, por me shume mundesi do vazhdoj edhe sezonin tjeter aty.

– E fundit, nje mendim per Vllaznine e sezonit te fundit?

Vllaznia ka bere nje super sezon dhe per kete duhet te pergezohen te gjithe. Shpresoj qe te bejne mire edhe ne vazhdim sepse tifozet e Shkodres e meritojn diçka te tille./SHKODRA-SPORT.COM/