Dita e djeshme me ne fund ka sherbyer si frymemarrje per futbollistin e kombetares shqiptare Mario Mitaj. Kjo sepse 19 vjeçari ka luajtur per here te pare kete sezon si titullar me ekipin e tij Lokomotiva e Moskes ne nje ndeshje kampionati.

Ka ndodhur ne ndeshjen qe ky ekip ka luajtur ne transferte ndaj ekipit FC Pari Nizhny Novgorod, e cila eshte fituar nga Lokomotiva me rezultatin e thelle 4-0 dhe me kete fitore, ajo eshte e pozicionuar ne vendin e 11-te te Superliges ruse.

Per Mitajn kesisoj erdhi momenti i shumepritur. Lojtari qe firmosi veren e shkuar per kete ekip duke derguar edhe 3 milione euro ne llogarine e AEK Athine qe zoteronte kartonin e tij, ne fakt nuk e ka patur aspak te lehte ambjentimin me futbollin rus.

Dhe po ashtu edhe me trajneret, per menyren e lojes dhe shume gjera te tjera. Dhe Mitaj nga gushti kishte luajtur ne 4 ndeshje te kupes se Rusise me nje total prej 191 minutash, ndersa ne kampionat ishte aktivizuar ne 6 ndeshje vetem si zevendesues, nderkohe qe dje eshte preferuar per here te pare si titullar.

Dhe Mario jo vetem nuk ka zhgenjyer me paraqitjet e tij ne krahun e majte te mbrojtjes, por eshte vleresuar me nje note te larte, 8.1 per paraqitjen e tij ne fushen e lojes. Ky padyshim qe eshte nje lajm shume i mire dhe me siguri qe ne te ardhmen, per te do te kete edhe me shume hapesire sepse tashme koha e ambjentimit te tij me futbollin rus ka perfunduar.
Gjergj KOLA