E djeshmja ndaj Bylisit ka shenuar debutimin e tij ne pankinen e Vllaznise. Qe ne fakt nuk i shkoi ashtu si duhet, megjithate vete Auron Miloti ka shume besim se mund t’ia dale. Po çfare mendojne drejtuesit dhe tifozet kuqeblu per te?

Drejtuesit i kane dhene besimin e plote, por kuptohet duke marre prej trajnerit edhe garancine per ndryshimin e situates. Ne fakt, ndaj ballshioteve diten e djeshme kjo garanci nuk ishte ashtu siç duhej.

Nderkohe, tifozet e Vllaznise kane qene ne fakt me te ashper. Diten e djeshme gjate ndeshjes me Bylisin, ka patur jo pak prej tyre qe pyesnin nese ka ikur Josa apo jo, ngaqe skuadra nuk kishte ndryshuar as formacion dhe as menyre te luajturi.

Madje ne fundin e ndeshjes, nje numer i tifozeve qe kane qene te vendosur ne tribunen qendrore nuk kane ngurruar te therrasin disa here “turp, turp”. Padyshim nje reagim i tille erdhi pas zhgenjimit qe solli ai barazim qe e largoi perfundimisht Vllaznine nga pretendimet per titullin kampion.

Dilema e madhe eshte nese skuadra nen drejtimin e Milotit garanton arritjen e objektivit per te siguruar minimumi Europen apo jo. Per momentin, kete gje askush nuk mundet ta garantoje sepse skuadra nuk po reagon as me ndryshimin e trajnereve./SHKODRA-SPORT.COM/