Murlani i Kategorisë së Dytë arriti fitoren e rradhë në kampionat në shifrat 2-1 përballë Klosit. Heroi i takimit ishte Vildan Kaçubela me dopietën e tij. Për “SHKODRA SPORT” ai flet në intervistë duke treguar kënaqësinë për golat e shënuar dhe objektivat e skuadrës së tij.
-Sërish dopietë nga Kaçubela dhe fitore e Murlanit. Të dy në rrugën e duhur?
Ishte një ditë e veçantë për mua, 2 gola një pas një , një emocion i madh dhe shpresojmë që ky fat të na ndjekin dhe në ndeshjet e ardhshme.
-Keni premtuar 20 gola në fillim sezoni. Sa keni arritur deri më tani?
Kam premtuar 20 gola, deri tani kam arritur 5 gola. Dëshira është e madhe me i arrit aq, por uroj fort që premtimin t’a bëj realitet.
-Do e mbani premtimin?
Siç e përmenda më lart, do bëj të pamundurën e do jap më të mirën time për një fitore të madhe.
-Kampionati sa vjen e vështirësohet, do e përballojë Murlani?
Është e vërtetë, sa vjen e vështirësohet, por Murlani e ka treguar se ka skuadër të fortë dhe do j’a dali.
-Do arrini sërish fitoren në ndeshjen e rradhës?
Dëshira ime dhe e skuadrës është e madhe dhe ky është qëllimi, por ndonjëherë jo gjithmonë fati është në fushën tende. Rëndësi ka që ne të gjithë do përpiqemi të arrijmë objektivin tonë.
-Në fund një premtim për skuadrën dhe tifozët si kapiten?
Premtimi im për skuadrën është se nuk do ndalem asnjëherë në fushë, do jap e gjithë forcën time për tifozët e Murlanit të cilët nuk mundojnë me mbështetjen që n’a japin cdo ndeshje. I falënderoj të gjithë tifozët me premtimin që nuk do i zhgënjej.
Intervistoi: Endri ÇINARI