“Juban Danja- Murlani” ka marre nje tjeter fitroe ne kampionat dhe ka forcuar pozitat e saj ne vendet e para te renditjes. Pasditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin e thelle 8-0 ne ‘derbin’ me ekipin tjeter shkodran, ate te AAS-se.

Ne ndeshjen e luajtur ne fushen “Hasaj’ ne Golem, vajzat e drejtuara nga trajneret Legata e Karma nuk e kane patur aspak te veshtire te fitojne.

Rezultati eshte zhbllokuar qe ne minuten e 2-te kur mesfushorja Arlinda Piranaj arriti te zhbllokonte rezultatin duke shenuar golin e pare. Me pas do te shenonte futbollistja Rosela Vasa.

Gjate pjeses se pare “Juban Danja- Murlani” do te shenonte edhe tre gola te tjere, dy prej te cileve mbajne firmen e kapitenes Paula Jaku ndersa tjetri eshte shenuar nga Riselba Leba.

Ne pjesen e dyte nderkohe do te shenoheshin edhe tre gola te tjere me autore Enxhi Selimin, Jozefina Smajlajn dhe Riselba Leben serish. Perufndimisht 7-0 per ekipin “Juban Danja- Murlani” qe me kete fitore eshte ngjitur ne kuoten e 30 pikeve dhe per momentin mban vendin e trete ne renditje./SHKODRA-SPORT.COM/