Murlani nuk di të ndalet në kampionatin e Kategorisë së Tretë. Pasi mposhti AF Luftëtarin, ekipi që përfaqëson në futboll zonën e Vaut të Dejës ka shpërthyer ndaj Drinit, duke fituar me shifrat e thella 9-2.

Ka qenë një ndeshje më shumë si stërvitore për skuadrën e drejtuar nga Altin Xhahysa, që ka në përbërje lojtarë shkodranë, të cilët dikur kanë qenë pjesë edhe e ekipeve të Superiores.

Që në pjesë të parë, Murlani vendosi diktatin, duke shënuar 5 gola me autorë dy futbollistët Senad dhe Sabjan Kraja, ndërsa Ari Djepaxhia bëri dopietë. Kapiteni Vidan Kaçubela që do të vuloste rezultatin 5-0 në 45 minutat e para. Edhe në pjesën e dytë Murlani shkëlqen dhe protagonist bëhet Soni Hoti me dy gola.

Më pas ka vend edhe për golat e Bekim Murriqit dhe Senad Lekajt. Në fund, duke përfituar edhe nga lënia e hapësirave nga shkodranët, Drini shënoi dy herë me Astrit Dogjanin dhe Erlis Shehun. Pas kësaj fitoreje, Murlani kryeson renditjen e Kategorisë së Tretë.