UEFA i beson Enea Jorgjit një nga ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës. Gjyqtari ndërkombëtar që mban stemën e FIFA-s në Shqipëri, do të vendosë drejtësi në sfidën Armeni-Islandë e cila do të luhet ditën e diel në Jerevan.

Takimi do të luhet në orën 18:00 dhe të dyja ekipet do të kërkojnë të marrin maksimumin. Asistentët e Jorgjit në këtë ndeshje do të jenë Ridiger Çokaj dhe Rejdi Avdo, ndërsa gjyqtari i 4-të, Juxhin Xhaja.

Një ndeshje e rëndësishme ndërkombëtare që i besohet një nga gjyqtarët më të mirë në Shqipëri siç është Enea Jorgji që pak ditë më parë gjykoi miqësoren Kosovë-Lituania e cila u mbyll me fitoren 4-0 në favor të “dardanëve”.

Për gjyqtarin nga Elbasani nuk do të ketë pushim pasi do të zbresë sërish në fushë./newsport/