Kriza qe ka mberthyer basketbollin shkodran te meshkujve padyshim qe i ka bere te ndihen keq te gjithe ata qe kane kontribuar per vite me rradhe per te. E njeri prej tyre eshte nje prej kampioneve te fundit te Vllaznise, pikerisht Gjon Ndoja.

Basketbollisti shtatelarte prej vitesh tashme jeton me familjen e tij ne Itali por kuptohet qe lidhjet me Shkodren dhe Shqiperine i mban serish te forta. Kuptohet qe ai eshte ndjere vertete keq kur ka mesuar renien e skuadres se tij te zemres dhe i jane rikthyer ne vemendje momentet e lumtura qe ka perjetuar me te duke ndjere keqardhje te madhe per kete çfare ndodhi se fundi.

Gjon Ndoja ka pranuar me kenaqesi te flase per gazeten “Shkodra Sport”, por edhe te jape nje mendim se si mund te zgjidhet kjo krize, duke dhene edhe emrat e personave qe mund ta bejne kete gje me mire se çdokush tjeter.

– Gjon, Vllaznia e basketbollit te meshkujve per here te pare ne historine e saj ka rene nga kategoria. Ju vjen keq per kete gje?

Kur e kam marre vesh kete gje, jua them me sinqeritet qe me jane mbushur syte me lot. Kjo sepse mu kujtuan te gjitha sakrificat qe kam bere, te pakten per sa kam qene edhe une pjese e saj. Por besoj se gjithekujt i vjen keq per renien e Vllaznise se basketbollit nga kategoria. Sportdashesit e Shkodres nuk e meritonin kete gje.


– Me aq informacion sa keni, cilat jane shkaqet sipas jush qe çuan ne kete renie?

Shkaqet jan te shumta, por nje nder ato me te rendat eshte se afer Vllaznise shpeshhere jane afruar dhe njerez qe nuk ia kane ditur vleren dhe rendesine shume te madhe asaj fanelle dhe shume veprime jane ber pa pergjegjesi nga ana e tyre.


– Si e shpjegoni faktin qe ka shume pak djem te rinj qe duan te merren me basketboll
?

Une kam 5 vite qe jam shkeputur nga Shkodra fizikisht. Nuk di te flas per çfare po ndodhe tani. Por di te them per sa kam
qene pjese e Vllaznise, ndoshta ne periudhen me te bukur te saj, interesi ka qene shume shume i madh.


– E sheh te veshtire rikthimin e Vllaznise ne Superlige?

Vllaznia asht shume, shume e madhe. Une shoh te veshtire deshiren e drejtuesave qe Vllaznine ta shohin me seriozitet dhe ta vleresojne duke e kuptuar sa shume e do Shkodra basketbollin dhe sportin.

– Cili eshte momenti me i bukur qe mbani mend gjate periudhes tuaj me Vllaznine?

Kam shume. Kam perjetuar momentet me Vllaznine ne veshtiresine e saj ekonomike, por kam perjetuar Vllaznine kur ishte president Sokol Dibra dhe ato vitet 2013 -2015 per mua kane qene shume te bukura. Sukseset e ekipit, por edhe per mua si lojtar ku jam vleresuar disa here si sportisti ma i mire. Keto jane kujtimet me te bukura per nje sportist.


– Mund te rikthehen serish te tilla emocione ne pallatin e sportit si ne ato vite?

Po ju afruan Vllaznise dashamiresa si profesor Bledar Gjeçaj, Astrit Zaganiori dhe ma kryesori, ai qe drejton lokomotiv- Sokol Dibra, ju siguroj se pallati i sportit ka me u duk edhe nje here si ato vite, shume shume i vogel./SHKODRA-SPORT.COM/