Një ndeshje e Serisë D italiane midis Sangiovanese dhe Grosseto, e luajtur më 19 mars, u bë virale. Gjatë nxemjes së dy skuadrave, miqtë konstatuan se shtyllat e portës janë më të ulëta, siç raporton Sky Sport.

Pas matjes u konstatua se shyllat ishin rreth dhjetë centimetra më të ulët. Për të mos shtyrë ndeshjen, vendasit vendosën të hapin linjat për të sjellë shtyllat në përmasat e duhura.

Diçka e çuditshme por ja qe ndodhin. Pas 45 minutash, shtyllat e portës ishin në lartësinë e duhur dhe loja rifilloi.

Ndeshja përfundoi 1-1, ndërsa bie në sy se në ndeshje u ekzekutuan tre penallti dhe u shënua vetëm një. Skuadra mike ka bërë një ankim për ndeshjen. /abcnews/