Armand Duka ka reaguar nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në “Facebook”, pas përfundimit të miqësores së luksit mes Spanjës dhe Shqipërisë, me rezultatin 2-1.
Pavarësisht humbjes në minutat e fundit, kuqezinjtë arritën të realizonin një ndeshje dinjitoze, duke gjetur edhe rrugën e rrjetës.
Në statustin e tij, Duka është i mendimit se me pak korrigjime e me më shumë përqëndrim, Shqipëria mund të arrijë objektivat e mëdha që ka vendosur.
STATUSTI I DUKËS:
Një skuadër që premton për të ardhmen, që i ka të gjitha mundësitë te na bëjë shumë krenarë. Me pak korigjime e me më shumë përqëndrim mund të arrijmë objektivat e mëdhenj që ne kemi vendosur. Të vazhdojmë rrugëtimin tonë rritës. Përjetë #forcaShqipni