Vllaznia U21 ka fituar 4-0 ne ndeshjen e djeshem ndaj ekipit te Kukesit dhe golin e fundit te saj e ka shenuar pikerisht mbrojtesi shtatelarte Gledjan Pusi.
19 vjeçari ne vere ne fakt tentoi te kalonte tek Skenderbeu, skuader me te cilen u stervit per disa kohe, por ne fund u rikthye ne Shkoder dhe iu bashkua ekipit Vllaznia U21. Me te synon te shkoj larg dhe kuptohet qe endrra e tij eshte qe nje dite te luaje me ekipin e pare te kuqebluve.
Pusi nderkohe ka pranuar te flase per gazeten “Shkodra Sport” duke treguar edhe planet e tij per te ardhmen. Ja si shprehet ai:
– Pusi, urime per golin e djeshem…
Faleminderit nga ana juaj.
– Jeni i lumtur qe e niset me gol me Vllaznia U21?
Jam i lumtur per fitoren dhe per golin. Detyra ime eshte te mbroj, por shfytezoj momentin ne goditje standarte per te shenuar. Premtoj se do bej ndeshje te mira sa here te me jepet mundesia.
– Ka konkurrence ne ekip sivjet?
Kete vit ne ekip kemi lojtare shume te mire te cilet premtojne per te ardhmen. Po stervitemi fort cdo dite per tu permirsuar. Te gjithe do bejme maksimumin ketu per te arritur nje vend ne ekipin e pare dhe konkurrenca na ben mire per t’u rritur si lojtare ne çdo aspekt.
– Se fundi, a mund te na shpjegoni, çfare ndodhi qe nuk qendruat tek Skenderbeu, skuader me te cilen u stervitet gjate veres?
Per momentin jam i fokusuar 100% per te bere me te miren ketu ku jam. Ne futboll ndodhin gjera te paparashikueshme dhe une jam duke u stervitur per te arritur sa me lart. Deshira ime e madhe eshte qe nje dite te luaj me Vllaznine e te rriturve dhe besoj se ajo dite do te vije shume shpejt./SHKODRA-SPORT.COM/