Vllaznia po vuan per sulmues por duket se ekipi U21, apo dhe tek Akademia ka lojtare qe premtojne shume per te ardhmen. Njeri prej tyre eshte pikerisht Mehdi Çoba, i cili po spikat me lojen dhe golat e tij tek Vllaznia U21.
Ne 8 ndeshjet e fundit ai ka shenuar plot 12 gola dhe kjo e ben ate nje nga golashenuesit me te mire te kampionatit. Kuptohet qe endrra e tij te luaje fillimisht si titullar me Vllaznine, e me pas me kombetaren U21 apo dhe kombetaren e madhe.
Çoba ka folur me gazetaren Fabiola Caka duke dhene nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” teksa eshte shprehur se gjithçka qe ka arritur, ia dedikon familjes. Per me shume lexoni, intervisten e dhene per gazeten tone:
– Luani si titullar me Vllaznia U-21, gjithashtu jeni edhe pjesë e ekipit të parë. Si ndiheni për këtë?
Pjesëmarrja në klubin Vllaznia më ka ofruar komoditetin dhe kënaqësinë e kërkuar dhe këtë po e shijoj çdo ditë në këtë ekip.
– Gjithashtu jeni një golashënues i rregullt pothuajse në çdo ndeshje, me 12 gola të shënuar në 8 ndeshjet e fundit. Kujt i’a dedikoni?
Punoj çdo ditë që të arrij maksimumin tim dhe të jap më të mirën time në çdo ndeshje.Ja kam arritur deri diku dhe ndihem shumë mirë. Dedikimi i punës dhe golave të mi i shkon familjes time, veçanërisht gjyshit tim të ndjerë Ruzhdi Çoba.
– Mbani vendin e tretë në renditje. Çfarë i mungon Vllaznisë të udhëheqë kampionatin?
-Duke shikuar punën e palodhur që po bëhet tek klubi jonë mendoj se vetëm fati ka munguar që të jemi aty ku e meritojmë,në vendin e parë në renditje.
– Si e keni përjetuar ftesën e kombëtares?
Një nga momentet kyçe në karrierën time ishte ftesa e kombëtares për mosha dhe ka qenë ndjesia më e veçantë që kisha përjetuar.
– Cilat janë objektivat tuaja personale për të ardhmen?
-Objektivi im i parë mbetet Vllaznia normalisht por paralel është edhe ftesa e Kombëtares Shqiptare U-21. Pse jo edhe të jem pjesë e Kombëtares A.
Intervistoi: Fabiola CAKA