Diten e djeshme ka arritur te fitoje nje tjeter ndeshje ne boksin profesionist, te marre nje gjerdan te nje federate edhe me te rendesishme boterore dhe padyshim qe kjo gje e ka entuziasmuar pa mase boksierin shkodran Nelson Hysa.

Fitorja e rradhes ka qene ndaj boksierit kolumbian Juan Camilo Novoa, eshte zhvilluar ne kryeqytetin e Malit te Zi, Podgorice dhe eshte nderprere ne raundin e trete nga dhjete te parashikuarit sepse kundershtari nuk ka mundur dot t’i rezistoje grushteve te Hyses dhe si rrjedhoje ka ardhur fitorja e ketij te fundit me nokaut.

Nelsoni nderkohe ka dhene nje interviste ekskluzive per gazeten “Shkodra Sport” duke shprehur emocionet e kesaj fitoreje te rradhes, por edhe duke shpalosur planet e tij per te ardhmen.


– Nelson urime per fitoren e rradhes dhe per titullin e Federatess UBF…

Shume faleminderit nga ana juaj.


– E mbyllet ne raundin e trete, por ne fakt ju e konsideroni nje sfide shume te forte kete ndaj kolumbianit Novoa. Ishte vertete e tille?

Te them te verteten ishte nje nga ndeshjet me te bukura ne boksin profesionist qe kam zhvilluar. Kundershtari ishte me nje karriere shume te gjate nw boksin amator e profesionist me 31 fitore si profesionist dhe nuk ishte e lehte ta sfidoja por ne fund ia doli dhe kuptohet qe ne fund iu gezova fitores ndaj tij.

– I lumtur ne fund kur triumfuat ne nje tjeter ndeshje te rendesishme?

Lumturia ne boks vjen menjehere pas mundimit dhe ne fakt kete rralle e kisha me doza te larta. Te behesh pjese e nje Federate te madhe te boksit profesionist e ne fund te fitosh nje ndeshje me 10 raunde ne raundin e trete me KO, çfaredo do me shume nje boksier!


– Nje ndeshje qe ndoshta nuk e kishit ne plan, por u be e mundur nga promotori juaj?

Kjo eshte e vertete. Nuk e kisha te planifikuar nese do ta zhvilloja apo jo kete ndeshje kaq shpejt pas asaj te Tiranes, por promotori im Briget Seitaj beri te mundur qe te ngjitesha ne ring per te synuar fitimin e gjerdanit te arte te Federates UBF, qe eshte nje Federate e rendesishme ne boksin profesionist dhe sigurisht qe nuk mund ta humbja kete mundesi.

Po ecim shume mire me ndeshjet. E kam theksuar edhe me perpara qe ne boksin profesionist nje pjese e mire e suksesit vjen nga menaxhimi i mundesive ne kohe e ne momentin e duhur. Kuptohet duke patur prane edhe njerezit e duhur dhe deri me tani çdo gje po me shkon ne menyren me te mire te mundshme. Po kaloj formen me te mire te karrieres time e besoj se do jem shume gjate ne keto nivele, e me beso edhe me lart.


– Pas titullit te UBO tashme edhe nje me i rendesishem i UBF. Vleresime ne rritje keto?

Po, e kam thene qe me perpara se do kem nje karriere gjithmone e ne rritje si me ndeshje si me arritjet. Jam 8-0 ne 9 muaj dhe besoj se po bej me mire se nje pjese e mire e botes. Shikoni rezultatet ne renditjen e federatave boterore. Po marr vetem rritje ne keto renditje dhe dua te falenderoj Zotin per kete gje.

– Keni nje dedikim te veçante per suksesin e djeshem?

Suksesin ia dedikoj gjithe mbeshtetesve te mi qe keto ore mbas fitores me kane mbushe me urime e me kenaqesi, e me kane dhene shtysen qe te vazhdoj perpara e te bej gjera edhe me te mira. Pa harru te falenderoj ato qe pasqyrojne punen tone, faleminderit per gjithe gazetaret e njerezit e mediave ne Shqiperi qe po mbajne lart emrin e sportistave qe kane 2 dekada qe japin per sportin shqiptar e mbajne lart emrin e Shqiperise ne bote.

– Se fundi, keni filluar te projektoni ndeshjen e rradhes me promotorin tuaj?

(Qesh) Ju lutem me lini ta shikoj sot kete fitore! Sigurisht brenda mujit prill bashke me promotorin tim kemi plane te tjera dhe do jemi ne ndeshje, edhe me te mira, edhe me te bukura.
Intervistoi: Gjergj KOLA