Kampionati shqiptar i boksit i zhvilluar në Shkodër u dominua nga Vllaznia por përplasjet dhe grushtat me boksierët dhe trajnerët e Tiranës e prishën disi atmosfertën.

Në fund të kampionatit, është kryegjyqtari, Baftjar Abazaj që flet dhe shpjegon se përse vazhdoi gara edhe pas dhunës dhe ndarja e fituesve, shkruan Ora News.

“Përfundoi kampionati kombëtar i boksit. Me gkjithë ndërprerjet ne pritëm sipas rregullores për një orë që boksierët të riktheheshin. Meqënëse aty brenda kishte edhe ekip tjetër që mund të dilte kampion siç ishte Studenti, ne ishim të detyruar të vazhdonim garën.

Sipas rregullores, kur boksieri nuk paraqitet, pritet koha e duhur dhe më pas shpallet fitues boksieri që është prezent. Nuk ka pikë tjetër të rregullores përveç se kësaj, që kur boksierët braktisin ndeshjen, si në sportet e tjera, ndeshjen e fiton boksieri finalist. Ishin kryer 10 ndeshje keshtu që detyrimisht kampion shpallet ekipi që kishte më shumë fitore që ishte Vllaznia.

Sipas rregullores ekipi i vendit të tretë u shpall Studenti, i vendit të dytë Flamurtari dhe ekipi kampion e meritoi Vllaznia. U shpallën edhe çmimet e tjera ku boksieri më i mirë u shpall Krenar Zeneli, boksieri më i mirë Shpëtim Bajoku dhe boksieri më luftarak, Mikel Cullaj. U nderuan njëkohësisht nga Federata e Boksit edhe trajnerët e Vllaznisë dhe të Flamurtarit”, u shpreh gjyqtari Baftjari në fjalën e tij.