Vllaznia është shpallur kampione e Shqipërisë në boks duke rikthyer dominimin e hershëm që ishte thyer nga Tirana por sot pikërisht në finalet me ekipin e Tiranës ndodhën edhe skena të turpshme të rrahjes së boksierëve e trajnerëve pas vendimit të arbitrit.

Gjithsesi, në përfundim të ketij kampionati, foli trajneri Zef Gjoni i cili tha se ishte një kampionat i merituar dhe ato skena nuk duhej të kishin ndodhur.

“Për të 24-ën herë kampion. Një rekord që duhet te vazhdojë. Kishim parashikiar ndeshje te bukura dhe të forta, dhe e kishim parashikuar të sigurtë edhe fitoren. Që te pesha 57 kg me fitoren aty u nda edhe kampionati, fitorja jonë ndaj edhe ata nuk duhej t’i kishin bërë atë gjest pedagogut Sead Bushati”.

A jeni i kënaqur me fitimin e titullit kampion?

“Jam shume i kënaqur, e kam pritur këtë fitore, kemi punuar shumë, kemi bërë stërvitje shumë për ketë kampionat në Shkodër. Per atë që ndodhi, ata qe e bënë duhet të marrin masa ndaj tyre”.


Është thënë edhe që ky kampionat është barometër për kampionatin botëror në Beograd..

“Tani do të flasime dhe me presidentin që të saktësojmë sportistët që do të shkojnë në kampionat botëror”, përfundoi trajneri shkodran.