Pak dite me pare mbushi te 5-tin vit rradhazi qe eshte ne postin e drejtorit teknik te ekipit te Veleçikut, por nderkohe nga drejtuesit e klubi ka marre votebesimin qe te vazhdoje ta mbaje kete post edhe ne 4 vitet e ardhshme. E kemi fjalen per Nuri Rexhen.
Ish- futbollisti i njohur po mundohet ta beje ne menyren me te mire te mundshme kete detyre dhe shpreson qe skuadren koplikase ta ringjise serish ne nivele te larta, ndonese ne sezonin e fundit ishin shume afer realizimit te objektivit, ngjitjes ne kategorine e pare.
Por sot do te ndalemi me gjate per karrieren e Nuri Rexhes, i cili ka lindur ne Shkoder me 5 prill 1968. Karrieren e tij do ta zbulojme permes nje interviste te dhene per gazeten “Shkodra Sport” me gazetarin Engjell Gjolaj, interviste te cilen mund ta ndiqni me poshte:
– Nuri, si jeni lidhur me futbollin?
Kam qene ne moshen 10 vjeçare kur mesuesi i fiskultures ne shkollen 8 vjeçare te Vrakes Gjovalin Gjergji, me ofroi mundesine qe une te marre pjese ne nje spartakiade. U aktivizova ne sporte te ndryshme, si futboll, hedhje gjyle, dhjetegaresh etj, ku u dallova duke zene disa vende nderi. Ketu filloi lidhja ime me futbollin. U rregjistrova ne ekipet zinxhir te Vllaznise, derisa mberrita tek ekipi i pare.
– Ne futboll keni patur nje pseudonim, “Bisha”. Pse e more kete emer?
Padyshim tifozet dhe specialistet ma vendosen, sepse une gjate karrieres time si futbollist kam luajtur ne çdo ndeshje me shpirt, kam qene i “eger” dhe fitues me kundershtaret.
Me cilat skuadra keni luajtur?
Kam filluar me klasat sportive ne Shkoder, me ekipin e te rinjve dhe me pas me Vllaznine, ekipin e te rriturve ne sezonin 1985-86. Me Veleçikun nje sezon me vone dhe pastaj per 13 vite rrjesht me Bylis ku kam luajtur ne rolin e mesfushorit dhe kam qene edhe kapiten i skuadres. Per çudi edhe tek Bylis me kane vene pseudonimin “Gatuzo” i Ballshit. Kam luajtur edhe me Laçin e me Dinamon.
– Tek cili ekip jeni ndier me mire gjate karrieres tuaj?
Padyshim te Bylis pasi pata fatin te luaj me te edhe ne ndeshje nderkombetare.
– Cilet kane qene disa lojtare me te cilet keni luajtur tek Bylis pas nje periudhe te gjate tek ky ekip dhe ju doni t’i kujtoni?
Po permend disa prej tyre, Orges Shehi, Ferdinan Bilali, Hekuran Jakupi, Julian Ahmataj, Klodian Asllani, Oltion Osmani si dhe portieri Niko Divia etj.
– Cilet kane qene trajneret tuaj gjate karrieres?
Do ta filloj me klasat sportive: Esat Rakiqi, Leke Koçobashi, Ismet Hoxha, Selami Dani, Ismet Hoxha dhe se fundi Astrit Hafizi. Ne Ballsh kam patur: Mexhit Haxhiu, Hysen Dedja, Vasil Bicin, Shpetim Duron dhe Vangjel Capon per 5 vite rresht.
– Cilin do ta vleresonit me shume?
Vangjel Capon.
– Te rikthehemi tek detyra juaj aktuale, ajo e drejtorit teknik te Veleçikut. Objektivi juaj ishte kalimi nè kategorine e pare por nuk ia arritet. Sipas jush cilat ishin shkaqet?
Me vjen keq pasi ne kemi zhvilluar njè kampionat te shkelqyer. Do te thoja se ne arritem deri ne play-off dhe aty u thyem, jo per fajin tone, por per gjykim tè njeanshem te arbitrit te ndeshjes.Me vjen keq edhe per stafin teknik tè ekipit qe punuan me aq perkushtim per Veleçikun. Meritojne falet me te mira. Shkaqet kryesore qe nuk ja arritem qellimit kane qene, mungesa e stadiumit dhe gjykimet nga arbitrat ndaj skuadres tone.
– Ju a do te vazhdoni punen perseri tek Veleçiku edhe pas kesaj situate?
Patjeter edhe 4 vite te tjera.
– A do te kete ndryshime nè stafin teknik dhe tek ekipi?
Them qe po.
– Ju urojme suksese dhe ju faleminderit per intervisten…
Faleminderit juve!
Intervistoi: Engjell Gjolaj