Futbolli shqiptar sot më së shumti vuan për tifozë. Ata më të zjarrtit, për një arsye apo një tjetër i kanë braktisur stadiumet, megjithatë shumë prej tyre vazhdojnë t’i ndjekin nga larg ndeshjet dhe çdo lajm që flet për skuadrën e tyre të zemrës.

Një tifoz i tillë është edhe Arben Deda, i cili mbështet Teutën e Durrësit qeë prej vitit 1975, pra prej 47 vitesh. Në një bisedë me të, ai ndër të tjera thotë: “Unë dua një vakt bukë dhe dy vakte sport në ditë”. Një shprehje që tregon më së miri pasionin e tij të madh për të.

Ishte kjo shprehje tërheqëse e dalë prej gojës së tij, që na e shtoi interesin për ta intervistuar për gazetën “Shkodra Sport”.

Arben deda ka lindur ne Durres me 3 shkurt te vitit 1962. Ka mbaruar shkollen e e mesme mekanike profesionale ne kete qytet, me pas vazhdon te punoje ne hekurudhen Durres-Hani Hotit. Pasioni i tij per sportin eshte i madh edhe ne ditet e sotme. Këtë e shfaq edhe në intervistën për gazetën tonë kur shprehet:


– Arben kur keni filluar ta ndiqni sportin, ne veçanti futbollin dhe cila ka qene ndeshja e pare qe ju ka mbetur ne kujtese?

Kam qene aktiv qe nga viti 1975 e deri nene ditet e sotme. Kam filluar me skuadren e zemres “Lokomotiva”, sot Tteuta e Durresit. Ndeshja ime e pare qe kam ndjekur ka qene finalja e Kupes se Republikes Lokomotiva – Labinoti, ku fitues doli Labinoti me golin e shenuar nga Namik Hysi.


– Çfare episodesh kujtoni nga e kaluera si tifoz i Durresit dhe cili eshte ndryshimi i Lokomotives me Teuten e sotme?

Dua te kujtoj nje fitore te Lokomotives ne Shkoder 3-0 ndaj nje Vllaznie te forte e simpatike.Kujtoj titujt kampion ne sezonet 1993-1994 dhe 2019-2020. Te tjerat ndeshje mund t’i quaj te zakonshme. Tek Lokomotiva gjëja më kryesor ishte shpirti i gare ndërsa tek Teuta futbolli pak ma modern.


– Cilet kane qene futbollistet me te shquar te Durresit qe ju keni njohur?

Dua të veçoj Ardian Abazin, Maksut Leshteni, Fatmir Hima, Vladimir Ajazi etj.


-Si e mendoni futbollin e sotem ne Shqiperi?

Eshte patjeter me modern, pasi kane ndyshuar edhe kushtet, si nga ndertimii fushave, ambjenteve sportive dhe profesionalizmi etj.


-Kur nje skuader eshte e forte sipas jush, pasi thuhet se Shkodra, Tirana, Partizani, Kukesi e Laçi kane bere ekip?

Une i quaj ekipe atehere kur kalojne turet ne kompeticionet europiane.

-Kur keni ndier kenaqesine me te madhe tek Teuta dhe kur keni ndjere deshperimin me te madh?

Pa dyshim fitimi i titullit kampion ka qene kenaqesia me e madhe. Nderkohe momentet me te keqija kane qene kur kemi luajtur ne play-off me Burrelin per te qendruar ne superiore 1999-2000.


– Na beri pershtypje nje thenie e juaja: Une dua dy vakte sport dhe nje vakt bukë në ditë qe te ndjehem mire. Vërtetë jeni kaq i dhënë pas sportit?

Sporti per mua eshte gjithçka. Ai te jep emocione qe nuk t’i jep askush tjeter prandaj e mendoj ashtu.


– Cili ka qene futbollisti me i madh ne Shqiperi sipas jush ?

Panajot Pano.

-Cilen skuader boterore simpatizoni?

Brazilin.
Intervistoi: Engjell Gjolaj
Romë, Itali