Braziliani Kaina shfaqet serish si protagonist per ekipin e Kastriotit. Pasditen e sotme ai ka shenuar te vetmin gol qe i ka mjaftuar krutaneve per te marre fitoren ndaj ekipit te Teutes ne ndeshjen e luajtur ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Goli i sulmuesit brazilian te huazuar nga Vllaznia gjate merkatos se janarit ka qene i pesti per te me fanellen e Kastriotit dhe bashke edhe me golin e shenuar per Vllaznine, e ka çuar ne gjashte numrin e tyre ne Superligen shqiptare.

Ne Shkoder ndoshta jane penduar qe e kane huazuar sepse po vuajne per nje sulmues te mirefillte, por nga ana tjeter, tek Kastrioti jane te lumtur per sherbimet e ketij futbollisti.

Madje, trajneri Emiliano Çela ne prononcimin e tij pas ndeshjes se sotme ndaj Teutes eshte shprehur keshtu: “Une e falenderoj ekipin e Vllaznise per dhuraten qe na ka bere ne muajin janar.

Ai po na ndihmon me golat e tij, por jo vetem me to. Po punon mjaft mire edhe per skuadren, eshte ambjentuar mjaft mire me te, eshte shkrire mire me te. Eshte nje djale pozitiv dhe sakrifikon gjate gjithe kohes per ekipin.

Edhe sot ka bere nje ndeshje shume te mire, paveresisht golit te shenuar, kishte nje detyre specifike per te markuar ne fazen kur nuk kishim topin dhe e beri shume mire edhe ate”./SHKODRA-SPORT.COM/