Java e 25-te eshte mbyllur diten e sotme dhe ajo tashme do t’i lere vendin javes se 26-te e cila eshte e fundit perpara nderperjes se kampionatit per shkak te ndeshjeve te kombetares.

Ne kuadrin e ndeshjeve te kesaj jave, Vllaznia do te luaje ne Rrogozhine ndaj Egnatias, ndeshje kjo e parafundit e fazes se trete te kampionatit.

Sektori i Garave prane Federates Shqiptare te Futbollit mesohet se e ka caktuar kete takim per t’u luajtur te shtunen me date 19 mars ne ora 13.45 ne stadiumin e Rrogozhines.

Ja kalendari i plote i ndeshjeve te kesaj jave:

E shtune, 19 mars

ora 13.45 Egnatia- Vllaznia

ora 13.45 Kastrioti- Partizani

ora 16.45 Tirana- Dinamo

E diele, 20 mars

ora 13.45 Laçi- Teuta

ora 16.45 Skenderbeu- Kukesi