Skënderbeu humbi 0-1 me Dinamon në Korçë, sfidë kjo që vlente për javën e 20-të në Superligë dhe ishte e prapambetur. Te vendasit duket se janë të pakënaqur me arbitrimin, teksa njoftimin për humbjen në kanalet e komunikimit e kanë shpërndarë me foton e gjyqtarëve.
Kryesor në këtë takim ka qenë Klodian Shahini me ndihmësa Erind Burgu dhe Emigers Ganxhi dhe te tre ata jane kontestuar ne fundin e takimit nga vendasit.
Fatin e kesaj ndeshje e ka vendosur nje 11-metersh i dhene nga ana e arbitrit per pengim ne zone te Andonit. Ne fakt, Bujar Pregja ne moviolen e tij pas kesaj ndeshje e ka vene ne dyshim kete vendim te arbitrit duke fajesuar sulmuesin per rrezimin e tij ne zone.
Por sigurisht qe tashme kjo nuk mund te kthehet me prapa dhe Skenderbeu duhet te pajtohet me humbjen, paçka se menyra si e ka marre ate, i ka “djegur” jo pak.