Bujar Pregja mendon se penalltia që vendosi ndeshjen mes Skënderbeut dhe Dinamos e akorduar nga gjyqtari Klodian Shahini, mund të mos jepej. Sipas ish-gjyqtarit, i cili është pjesë e Sektorit të Arbitrimit në FSHF, ekziston mundësia që kjo të interpretohet si një faull i Andonit ndaj Ramos dhe jo e kundërta siç u interpretua na kryesori dhe VAR-i, ku ishte Enea Jorgji.
“Mund të mos jepej ky 11-metërsh. Shikojmë që këmba e djathtë e lojtarit të Dinamos, shkon dhe shkel me taka lojtarin mbrojtës të Skënderbeut. Puna është që në rast se ajo këmbë ka shkuar nga goditja që jep me gju mbrojtësi i Skënderbeut në pulpë dhe kjo ka ndodhur nga goditja.
A ka bërë faull sulmuesi me shkeljen e këmbës? Patjetër. Munt të jetë që VAR të ketë parë që këmba e lojtarit sulmues të Dinamos mudn të ketë shkuar nga goditja që mund të ketë marrë ai mbrapa.
Unë them që është faull i sulmuesit. Është rast i dyshimtë”, tha Pregja në studion e “MCN” duke analizuar këtë moment.