Vllaznia po kalon momente jo te mira ne kampionat dhe ne rezultatet e fundit te saj padyshim qe ka ndikuar edhe mungesa e disa prej titullareve. Edhe ndaj Teutes pati lojtare qe nuk ishin te gatshem per trajnerin Brdariç dhe dy me kryesoret ishin mbrojtesi Isaevski dhe mesfushori Marku.

Ata jane te demtuar prej disa kohesh dhe mungesa e tyre ne fushe ka prishur disi ballancat e skuadres sepse loja e saj ishte mesuar me to ne formacion.

Sa i takon mesfushorit Herald Marku, terheqja muskulare qe pesoi ne takimin me Laçin rezultoi me e rende nga sa u mendua dhe per kete arsye ai vazhdon fazen e rikuperimit.

Gjasat jane qe te mos mundet te jete ne fushe as per takimin e se henes me Kukesin, por vetem fundjaven tjeter ndaj Bylisit. Stafi mjekesor po ben çmos per ta rikuperuar por demtimi i pesuar do kohen e vet per te kaluar.

Disi me ndryshe eshte situata me mbrojtesin e majte Aleksandar Isaevski. Ai ka demtuar kaviljen para ndeshjes me Skenderbeun dhe mjeket i kane rekomanduar 10 dite larg skuadres. Me shume mundesi ai do te rikuperohet per te henen por gjithçka do te vendoset ne dy ditet e ardhshme./SHKODRA-SPORT.COM/