Loja e mire, rendimenti gjithnje ne rritje dhe per teper 4 golat e shenuar ne 5 ndeshjet e fundit, e kane bere ate te spikase mbi te gjithe te tjeret ndonese luan si mesfushor qendre dhe pikerisht per keto arsye, “Oversport” e ka perzgjedhur ate si “Lojtarin me te mire te muajit janar”.
E kemi fjalen per futbollistin e Vllaznise Fjoart Jonuzi. Ka qene kjo platforme qe e ka bere te ditur nje gje te tille diten e sotme kur i ka dorezuar edhe trofeun perkates dhe padyshim qe ky eshte nje sukses per kete lojtar.
Jonuzi eshte nje futbollist i cili po luan sezonin e tij te trete ne Shkoder dhe e veçanta e tij eshte se ka luajtur gjithnje ne te njejtat nivele, duke mos patur shume oshilacione ne loje.
Me kalimin e viteve ka filluar te jete edhe me i pjekur, por edhe me konkret ne goditjet e tij drejt portave kundershtare. Padyshim qe eshte nje element me vlere per formacionin e Vllaznise dhe jo me kot, trajneret e kane gjithnje busulle orientuese per repartin e mesfushes./SHKODRA-SPORT.COM/