Dje eshte folir jo pak per pozicionin e Engin Firat tek Vllaznia i cili ndonese nuk eshte nen kontrate me kuqeblute, ka bere merkaton e kuqebluve.

Engin Firat aktualisht nuk është pjesë e Vllaznisë. Lajmin e konfirmon ekskluzivisht për “Panorama Sport” vetë 49-vjeçari turk, i cili në sezonin 2018-2019, kur shkodranët ishin pjesë e Kategorisë së Parë, ka bërë detyrën e drejtorit sportiv.

Mirëpo, ai ka pasur një rol të rëndësishëm në ndërtimin e skuadrës gjatë merkatos së verës dhe në Shkodër askush nga ana e klubit nuk ka konfirmuar zyrtarisht që Firat është larguar.

Por, tashmë është gjithçka e qartë, pasi kontrata e tij me klubin shkodran ka skaduar dhe nuk është rinovuar.

“Marrëveshja që kisha me Vllazninë ka mbaruar që kur u mbyll sezoni 2018- 2019. Asgjë nuk ndryshon tani.

Thjesht në këtë periudhë unë kam ndihmuar administratorin Suad Lici me këshilla, por zyrtarisht nuk jam nën kontratë me Vllazninë. Pra, nuk kam rinovuar ndonjë marrëveshje me klubin për të vazhduar si drejtor sportiv.

Nuk kam marrë asnjë lekë që nga muaji marsi dhe deri më tani, por kam ardhur edhe në verë në Shkodër për të mbështetur Licin”, thotë fillimisht turku Firat. Ai vazhdon të jetë koherent për ngjarjet në Shkodër, ndërsa ka diçka që i bën shumë përshtypje: Vllaznia sulmohet shume nga te gjithe drejtimet.