Nje tjeter futbollist shkodran duket shume prane ekipit te Lushnjes. Pas Ergi Borshit tashme eshte Denis Dyca qe mund te firmose per ekipin qe drejtohet nga nje tjeter shkodran, trajneri Hysen Dedja. Mesfushori 21 vjeçar siç kemi bere te ditur, ka shkeputur maredheniet me ekipin e Kastriotit dhe tashme duket shume prane kalimit tek ekipi i ri. Megjithate me perpara duhet te kaloje nje prove tek ai per te bindur stafin teknik.

Kjo gje behet e ditur nga portali “vipsport.al” sipas te cilit mesfushori shkodran do të dalë në stërvitje me skuadrën e Lushnjes, ku do të zhvillojë një periudhë të shkurtër prove.21-vjeçari do të vëzhgohet nga trajneri Dedja, i cili më pas do të vendosë në varësi të formës së lojtarit, nëse do ta mbajë në skuadër apo jo.

Dyca u huazua te Kastrioti në merkaton e verës së kaluar, por pak ditë më parë u largua nga klubi krutan.Tashmë ai do të provojë një tjetër eksperiencë në Superligë, pas asaj me Vllazninë pak vite më parë.