Monday, March 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREIsh-drejtori sportiv ndërroi jetë, Vllaznia reagon me deklaratë zyrtare

Ish-drejtori sportiv ndërroi jetë, Vllaznia reagon me deklaratë zyrtare

Vllaznia ka reaguar për ndarjen nga jeta të Engin Firat. Ish-drejtori sportiv i kuqebluve pësoi sot arrest kardiak në aeroportin e Stambollit. Kështu ndarja e parakohshme nga jeta e 55-vjeçarit ishte tragjike.

“Me keqardhje mësuam ditën e sotme, ndarjen e parakohshme nga jeta pas një arresti kardiak të ish- drejtorit sportiv të klubit tonë, z. Engin Firat.

Në këto momente të dhimbshme, KF Vllaznia i qëndron pranë familjes dhe të të dashurve të tij duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe. Prehu në paqe Engin Firat”, shkruan Vllaznia.

Firat kishte një karrierë të pasur në disa shtete. Jo vetëm si drejtor sportiv, por edhe si trajner.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments