Duke “germuar” ne arkivin e “Shkodra Sport” rastesisht u ndalem tek kjo foto. I perket shtatorit te vitit 2017 kur protagonisti i kesaj foto- Edon Hasani, luante per Vllaznine ne nje ndeshje kampionati.

Ai qe shihni pas Hasanit dhe lojtarit tjeter qe eshte ne dyluftim me te, eshte nje nga ato femijet e zakonshem qe mbledhin topat gjate ndeshjeve qe luhen ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Kemi te bejme me nje 14 vjeçar te Akademise Vllaznia qe vinte ne stadium jo vetem per kete arsye, por edhe per te pare nga afer idhujt e vet. Ai eshte pikerisht Flori Spahija.

Eshte lojtari qe nje muaj me pare ka firmosur tashme te paren kontrate profesioniste me ekipin e Vllaznise dhe te shtunen mund te jete i grumbulluar per ndeshjen e rradhes ndaj Kastriotit.

Aty ku do te kete si kundershtar, idhullin e tij te para 5 viteve- Edon Hasanin. Nje koinçidence e bukur, por tashme raportet kane ndryshuar dhe kemi te bejme me dy futbolliste profesioniste dhe kundershtare me njeri- tjetrin./SHKODRA-SPORT.COM/