Ka luajtur rreth 30 minuta ne ndeshjen e mbremjes se sotme ndaj Salzburg dhe ne minutat shtese, Armando Broja ka humbur shansin e arte per t’i dhene fitoren Çelsit.

Ai ka perfituar nga nje top i pasuar me koke nga njeri prej shokeve te skuadres dhe ne pozicion disi ballor me porten, ka gjuajtur fort me te djathten por topi ka kaluar mbi traverse. Ka qene minuta e 92=te e ndeshjes dhe me pas nuk ka ndryshuar asgje duke bere qe i gjithe takimi i vlefshem per Ligen e Kampioneve te Europes te mbyllej ne barazim 1-1.

Blutë kanë dominuar sfidën ndaj Salcburg në Ligën e Kampioneve, por pavarësisht këtij dominimi, nuk ia kanë dalë të konkretizojnë shumë raste sidomos në pjesën e parë. Sterling i dha avantazhin në fillimin e fraksionit të dytë të lojës, por Okafor barazoi shifrat në mënyrë të papritur.

Në fushë që nga minuta e 66-te ishte edhe Broja i cili zevendesoi Aubameyang. Sulmuesi i kombetares shqiptare gjate 30 minutave qe luajti, krijoi një mundësi të artë shënimi për Zijek dhe më pas shpërdoroi vetë në minutën e 93-të një mundësi që do ta bënte hero për skuadrën e tij. Por topi nuk përfundoi në rrjetë e kështu, Çelsi u desh të kënaqej me vetëm një pikë në debutimin e Poter.

ÇELSI-SALCBURG 1-1

48′ Sterling / 75′ Okafor