Historia e futbollit shkodran ka treguar se emrat qe kane kontribuar ne shkrimin e saj, ata qe e kane nderuar me veprat e tyre, jane te shumte dhe njeri prej tyre eshte padiskutim edhe Astrit Hafizi.
Nje emer i madh jo vetem per Shkodren por edhe per Shqiperine. Nje futbollist virtuoz dhe i tille eshte shfaqur edhe si trajner i suksesshem i Vllaznise dhe i kombetares shqiptar.
U ndalem sot tek ky personazh ngaqe kjo dite eshte e veçante per Astrit Hafizin. Ai feston 69 vjetorin e lindjes dhe padiskutim qe me kete rast nuk mund te mungoje edhe urimi i “SHKODRA SPORT” edhe per 100 vite te tjera per te!
Ka lindur ne Shkoder me 15 shtator 1953 dhe me futbollin do te angazhohej qe ne moshe te vogel, nderkohe qe me pas do te udhetonte drejt Tiranes per te kryer studimet ne shkollen e Mjeshtrise Sportive dhe Insitutin e Fiskultures duke luajtur njekohesisht per ekipin e Studentit ne vitet 1968-1975.
Me pas kthehet ne Shkoder dhe i bashkohet Vllaznise ne vitin 1976 duke dhene kontributin e tij ne ate brez te shkelqyer lojtaresh per arritjen e disa sukseseve. Me fanellen kuqeblu te veshur Hafizi do te shpallej kampion ne sezonin 1977-78 dhe 1982-83. Njekohesisht ka fituar edhe dy Kupa Republike ne sezonet 1978-79 dhe 1980-81.
Pas lenies se sportit, ai do te niste menjehere karrieren e trajnerit duke marre drejtimin e Vllaznise te cilen do ta drejtonte per 10 vite me rradhe nga 1985 deri me 1995. Gjate ketyre viteve ka fituar Kupen e Republikes me te ne sezonin 1986-87 dhe titullin kampion ne sezonin 1991-92.
Pas Vllaznise do te merrte drejtimin e kombetares Shpresa ne vitet 1996-97 ndersa nga viti 1997 deri me 1999 ka drejtuar kombetaren shqiptare. Ne vitet e mevoshme ka provuar te drejtoje serish ekipe te kampionatit shqiptar si Dinamo, Vllaznia e Tirana, por heq dore shpejt dhe per shume vite me rradhe ushtron rolin e opinionistit ne TV, gje qe e ben edhe sot e kesaj dite.
Per gjithe keto kontribute, para tre viteve, ne kuadrin e festimeve te 100 vjetorit te Vllaznise, Presidenti i Republikes z. Ilir Meta e ka nderuar Astrit Hafizin me titullin e larte “Mjeshter i Madh”.
Gjergj KOLA