Mbrëmë ka humbur një shans të madh për t’u shndërruar në një protagonist absolut për skuadrën e tij. Rasti i humbur në fund me të cilin nuk mundi t’i jepte dot fitoren Çelsit, do t’i mbetet gjatë në mendje.
Megjithatë mediat angleze e kanë vlerësuar së tepërmi lojtarin e kombëtares shqiptare për paraqitjen e tij në 30 minutat e ndeshjes ndaj Salzburg, e vlefshme për Ligën e Kampioneve dhe që përfundoi në barazim 1-1
Sulmuesi shqiptar i dha një tjetër ritëm vazës ofensive të Chelsea-t, teksa spikati me pasimet dhe goditjen e tij. Paraqitja e tij ishte për duartrokitur dhe “Football.london“ e vlerëson me notën 7. Notë të njëjtë me të ka edhe Kukurela, ndëra sipët tij qendron vetëm Stërlingu (9).
“Edhe një herë tjetër mundësoi një moment kërcënues menjëherë pasi hyri në fushë, por u ngrit flamuri për pozicion jashtë loje pasi gjuajti jashtë.
Mundësoi topin perfekt për Hakim Ziyech-in pasi nisi një aksion premtues. Humb një shans të madh të tijin në minutat shtesë“, shkruhet në vlerësimin e bërë për Armando Brojën./SHKODRA-SPORT.COM/