Tirana ka arritur që të bëjë një fitore të bukur në “Redi Maloku” të Fushë-Krujës duke mposhtur skuadrën vendase me rezultatin 1-4.

Megjithatë, jo pa probleme ka shkuar kjo fitore, ku bardhebluve iu dëmtua lojtari kyç i mesfushës, Edon Hasani.

Shkodrani që u afrua me bujë gjatë merkatos së verës ka pasur probleme me kaviljen ditë më parë, ndërkohë që ndaj Ilirisë është rënduar edhe më tepër duke shfaqur shqetësime më të mëdha. Ai u zëvendësua nga Kërçiku në minutën e 30 të sfidës, duke treguar që nuk mund të vijonte lojën.

Për sfidën kundër Luftëtarit që luhet këtë fundjavë pritet që ai të jetë mungesë e rëndësishme, që do të thotë se tekniku Ze Maria duhet të mendojë për të bërë ndryshime në skemë apo në formacion për të marrë rezultatin e parë pozitiv me bardheblutë edhe në kampionat.

Alternativat nuk mungojnë, por të ardhurit e tjerë ende nuk e kanë bindur brazilianin. /EDS/