Sulmuesi me origjine nga Shkodra Kristian Keqi diten e sotme ka firmosur me nje tjeter skuader, por do te vazhdoje te mebetet serish ne kampionatin maltez.

26 vjeçari ka hedhur firme me ekipin e Superliges te ketij vendi Marsaxlokk FC dhe kjo blerje eshte pritur shume mire nga kjo skuader. Ne mediat prane ketij klubi i behet jehone ardhjes se Keqit i cili sipas tyre garanton nga 10-18 gola ne seozn.

Kujtojme qe Keqi eshte rritur ne Itali nderkohe qe ne Malte ka zbarkuar ne vitin 2019 kur eshte bere pjese e ekipit Floriana me te cilen eshte shpallur edhe golashenuesi me i mire i kampionatit te ketij vendi.

Gjate veres qe lame pas, ai ka dashur te provoje nje pervoje te re jashte Maltes, por ne fund eshte bindur te firmose per Marsaxlokk FC, skuader e cila ne fakt nuk e ka nisur mire kampionatin e sivjetem dhe pas 4 javesh ndodhet ne vendin e 12-te me vetem 1 pike te grumbulluar.

Me marrjen e Keqit shpresat jane te medha qe gjerat te ndryshojne, por megjithate duhen pritur ndeshjet e ardhshme per ta pare konkretisht kete gje.
Gjergj KOLA