Ndërsa shumë persona mundohen që të shuajnë zjarrin e gafës së çmendur në Juventus-Salernitana, ai që i hedh benzinë zjarrit është edhe presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, i cili del me një deklaratë absurde:

“Arbitrat e kanë parë atë që fatkeqësisht gabimin që ndodhi, por në fund nuk është se gabuan me vendimin që morën, as arbitrat në fushë dhe as atë të VAR-it.

Ajo ishte pamja që kishin dhe këtu mbaron gjëja. Imazhet që më pas pamë të gjithë nuk iu dhanë, prandaj tani bëjmë mirë që të ulim tonet dhe të heshtim”.

Nje justifikim qe ne fakt nuk ka kenaqur askend sepse zhurma e krijuar ne ate ndeshje ka qene vertete e madhe dhe padyshim qe nuk mund te mbyllet me nje deklarate te tille te presidentit te Federates.