Kampionati Boteror i futbollit po afron dhe ne Itali jane shume te merzitur me faktin qe kombetarja e tyre nuk do te jete pjesmarrese ne kete eveniment shume te rendesishem te futbollit boteror.

Diten e djeshme kam patur nje takim dhe kam zhvilluar nje bisede me dy ish- futbolliste Carlo Gianini dhe Pietro Mazarani te cilet kane luajtur me skuadren “Allumiere” te Romes.

Normalisht qe i pyeta se per cilen skuader do te bejne tifo tashme qe Italia nuk do te jete prezente ne Boteror dhe pergjigja e tyre ishte: “Jemi te deshperuar qe ne nuk jemi kualifikuer. Eshte dicka jo e mire per ne. Te mungojne 4 here kampionet e Botes, diçka nuk shkon. Ne kombetaren tone po luajne disa lojtare te huaj dhe nuk lene hapesire per talentet italiane”.

U kujtova qe une jam gazetar sportiv dhe qe gjithe jeten time kam bere tifozllek per Brazilin, nderkohe qe Pietro Mazarani, ish-sulmuesi me i mire te skuadra e Allumieres per 11 vite, u pergjigj: “Ne mungese te Italise, une do te bej tifo per Gjermanine”, ndersa Carlo Gianini, ish- mbrojtesi thote se do te beje tifozllek per Francen.

Ne bisede me keta miq, u ndalem edhe tek miqesorja e sotme ne mes Shqiperise dhe Italise dhe mendimi i dyshes Gianini- Mazarini ishte i njejte: “Do te fitoje Italia sepse jemi me te forte. Do jete nje ndeshje eksperimentale per kombetaren tone”.
Nga Roma
Engjell GJOLAJ