Shqipëria kërkon medoemos fitoren në takimin e sotëm ndaj Andorrës, për të nisur në mënyrën më të mirë fushatën eliminatore të Katar 2022.
Megjithatë, ndaj këtij rivali ka pasur edhe zhgënjime, teksa në vitin 2002 është regjistruar edhe një humbje 2-0 në miqësore.
Këtë takim e ka risjellë në memorie, Altin Rraklli. Ish-futbollisti që ka qenë në fushë në atë takim, tregon për Report Tv, se arbitri ka ndikuar shumë ndërsa shton se pas asaj ndeshje dihej se trajneri i atëhershëm, Sulejman Demollari do të largohej pasi presidenti i ri i Federatës (Armand Duka) kishte më shumë simpati për të huajt.
“Unë mendoj se nëse kemi objektivin për kualifikim duhet të marrim 7 pikë në tre ndeshjet e para. Pra me Andorën dhe San Marinon duhet ti fitojmë me patjetër dhe kundër Anglisë nuk duhet të humbasim. Kualifikimi në këtë edicion varet shumë me kundërshtarët direkt.
Ndeshjet direkte me këto skuadra do ta ndajnë nëse do kualifikohemi ajo. Anglia është absolute dhe mendoj se është e parë në këtë grup.
Para shumë vitesh kur unë luaja me Kombëtaren kemi zhvilluar një ndeshje miqësore me Andorën. Unë e kujtoj mirë si një nga ndeshjet më të çuditshme që kam lozur pavarësisht se ishte një ndeshje miqësore. Aty u mblodhën shumë faktorë që e humbëm atë ndeshje.
Faktori kryesor ishte arbitri, i cili ka patur gjykimin më të egër ndaj kombëtares sonë edhe pse arsyen nuk e di. Përsa i përket shkarkimit të Demollarit pas ndeshjes mora vesh se si të humbnim apo të fitonim ai do shkarkohej.
Kisha ardhur presidenti i ri dhe ai kishte afeksion ndaj italianëve.
Refuzimi për tifozët në stadium ndoshta ka qenë pak i nxituar nga autoritet, për shkak se ditët e fundit kemi parë ndeshje me pak prani të dashamirësve të futbollit.
Nga pikëpamje humane patjetër që jetët e njerzëve janë më të rëndësishme se sa një ndeshje futbolli, por duke parë rëndësinë e kësaj ndeshje mund të kishte një zgjidhje alternative,” u shpreh Rraklli. /VipSport/