Elseid Hysaj do të jetë një futbollist i lirë në këtë fund sezoni, teksa mbrojtësi i kombëtares ka vendosur që të mos rinovojë me Napolin dhe ta mbyllë aventurën me të kaltërit.

Kërkesat për shkodranin nuk mungojnë si nga kampionati Italian, po ashtu edhe nga vende të tjera europiane. Së fundmi, në skenë për Hysaj është rikthyer edhe Lacio.

Nga raportimet e fundit nga mediat përtej Adriatikut, bëhet e ditur se drejtori Igli Tare po ndjek me vëmendje situatën e lojtarit shqiptar dhe në vijim mund të përpilojë një ofertë për ta bindur dhe për ta transferuar Hysaj në kryeqytet.

Tashmë, mbetet për t’u parë dhe do të jetë Hysaj, së bashku me menaxherin Xhufredi që do të kërkojnë të zgjedhin alternativën më të mirë për të ardhmen. /VipSport/